E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Mat/Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Stojani”

Është goditur një tjtër rast  i kultivimit të bimëve të lëndëve narkotike në fshatin Stojan,Mat duke arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar,si dhe duke shpallur në kërkim vëllain e tij dhe proceduar në gjendje të lirë babin e tyre

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se autorët e kësaj veprimtarie kriminale janë shtetasit :
D. Gj (Ç), 23 vjeç, i cili është arrestuar në flagrancë;
shetasi Gj.Gj., 28 vjeç, i cili u shpall në kërkim;
dhe shtetasi D.Gj., 62 vjeç, i cili u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, “Kultivim i bimëve narkotike”.

“Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Sekuestrohen bimë narkotike në proces tharjeje me peshë 33 kilogram dhe një sasi lënde narkotike në formë boçe.
Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar, shpallet në kërkim vëllai i tij si dhe procedohet në gjendje të lirë babai i tyre.
Në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit dhe në bazë të informacioneve policore, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Stojani”.
Si rezultat, në fshatin Stojan, Mat, brenda banesës së shtetasit D.Gj(Ç), dhe në ambientet përreth kësaj banese janë gjetur 123 bimë narkotike në proces tharjeje me peshë 33 kilogram, të cilat u asgjësuan me anë të djegies, si dhe një sasi lënde narkotike e tharë në formë boçe.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se autorët e kësaj veprimtarie kriminale janë shtetasit :
D. Gj (Ç), 23 vjeç, i cili është arrestuar në flagrancë;
shetasi Gj.Gj., 28 vjeç, i cili u shpall në kërkim;
dhe shtetasi D.Gj., 62 vjeç, i cili u procedua penalisht në gjendje të lirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhim e shitje e lëndëve

narkotike”, “Kultivim i bimëve narkotike”.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit