E premte, 22 Nëntor, 2024

Nis ndërhyrja tek rruga “Ismail Feta”ne Peshkopi

Pas bërjes publike të problemit të degradimit të rrugës “Ismail Feta” në zonën industriale të qytetit të Peshkopisë, pushteti vendor ka reaguar menjëherë.
Që pas kronikës së transmetuar në media, Bashkia ka nisur punën për riparimin e kësaj rruge.

Qytetarët e dibrës thanë se reagimi ka ardhur menjëherë pas kronikës ku u ngrit shqetësimi i tyre. Qytetarët thanë se rruga ishte bërë në gjendje skandaloze për shkak të hapjes së gropave të mëdha të cilat ishin kthyer në problem jo vetëm për mjetet por edhe këmbësorët të cilët rrezikonin teksa kalonin në këtë rrugë.

Qytetarët kërkojnë që investimi i nisur të përfundojë sa më parë dhe të shkojë deri në fund të rrugës, pasi vetëm në këtë mënyrë do të zgjidhet problemi që i shoqëron prej vitesh.Rruga “Ismail Feta” në qytetin e Peshkopisë ishte ndër rrugët më të degraduara, ndonëse fluksi i lëvizjes në të është i lartë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit