Një grabitje me armë zjarri është regjistruar një natë më parë në fshatin Dom të Bashkisë së Klosit.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit të kësaj të diele, ku 5 persona të armatosur me maska kanë grabitur një banesë në fshatin Dom të Bashkis Klos. Paraprakisht dyshohet se grabitësit kanë marrë rreth 8 mijë euro, 1 milion lekë shqiptare dhe sende të tjera me vlerë.
Nga burime paraprake mësohet se grabitësit kanë lidhur fillimisht familjarët e më pas kanë kontrolluar të gjithë banesës.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë marrë në pyetje familjarët për të dhënë më shume detaje rreth grabitjes.
Familjarët nuk pranuan të flasin për mediat, as të ju filmohet banesa,ndërsa banorët e fshatit e cilësuan këtë ngjarje si të pazakontë për fshatin dhe kërkojne që shteti të marrë masa ekstreme për këto veprime.