E premte, 22 Nëntor, 2024

Ndarja e re administrative, zbulohen propozimet e grupit të Alibeajt. Ja sa bashki të reja do të shtohen

Megjithëse maxhoranca është shprehur kundër ndryshimit të hartës territoriale në prag të zgjedhjeve lokale, grupi parlamentar i PD-së ka bërë gati propozimet që do ti paraqiten komisionit të posaçëm parlamentar.

Deputetët grupi parlamentar i PD-së që nuk i janë bashkuar Foltores së Berishës propozojnë rritjen e numrit të bashkive  dhe rritjen e numrit të këshilltarëve bashkiakë në të gjithë vendin.

Propozimi i tyre rrit numrin e bashkive nga 61 që janë sot në 94.

Me propozimet e reja numri i banorëve për njësi vendore ulet nga 75 mijë në 50 mijë ndërsa numri i këshilltarëve nga 1607 që janë sot me ndarjen e re shkon ne 2114.

Propozimet e grupit të Alibeajt

Nga 61 bashki që është sot, shkon në 94 bashki

Ulet nga 75 mijë në 50 mijë numri i banorëve për njësi vendore

Ulet nga 471 km2 në 315 km2 sipërfaqja mesatare për njësi vendore

Rritet nga 61 kryetarë në 94 kryetarë numri i të zgjedhurve vendorë. Numri i këshilltarëve rritet nga 1607 në 2114

Numri i bashkive për qark rritet nga 5.1 bashki në 7.4 bashki.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit