E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Rruga kufitare, Ura e Çerenecit-Trebisht, imazh i keq për shtetin Shqiptar

Rruga Ura e Çerenecit- Trebisht është një rrugë e zonës kufitare me Maqendonin e Veriut. Por as ky fakt nuk e ka favorizuar këtë segment rruge, pasi prej vitesh është tejet i amortizuar.

Sipas banorëve të zonës rruga është me gropa si dhe mungojnë kanalet kulluese. Pavarsisht se firma mirmbajtëse mbush gropat me zhavor, por sa herë ka reshje shiu ato gërryhen dhe prishen. Këtë rrugë e përdorin banorë të njesisë administrative Ostren dhe të njësisë administrative Trebisht që i përkasin territorit të Gollobordës në bashkinë Bulqizë.

Sipas banorëve të kësaj zone shqetësimi i tyre deri tani ka rënë në vesh të shurdhët ndërsa kanë marrë si shpërblim vetëm premtime boshe. Ndërsa drejtuesit e mjeteve ankohen për dëmin që u ka ardhur mjeteve motorike nga amortizimi i rrugës me gropa të shumta. Sipas tyre mbushja me zhavor e ktyre gropave nuk është nje zgjidhje pasi kjo është dhe një rrugë e zonës kufitare që duhet të asfaltohet si performancë e shtetit shqiptar.

Edhe pse me kaq problematika prej vitesh Rruga Ura e Çerenecit-Trebisht nën juridiksionin e Autoritet Rrugor Shqiptar, nuk është parë e udhës të investohet në të.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit