E premte, 22 Nëntor, 2024

Sesion shkencor nga “Shoqata Atdhetare Kulturore Bulqiza”, botimet e reja

Shoqata atdhëtare kulturore Bulqiza ka zhvilluar në Fush-Bulqizë një sesion shkencor me tematike HISTORI-KULTURE-LETERSI-TRADITE morën pjesë drejtues të shoqatës, Kryetari i Bashkise Bulqizë z.Lefter Alla, Kryetari i Keshillit bashkiak z.Gezim Xhafa, kryetari i “Shoqatës Martaneshi“ e shumë të ftuar, referues studimesh, këngetarë, valltarë, etj.

Në këtë sesion shkencor u promovuan studimet historike te disa autorëve nga zonat e Bulqizës. Studiuesi Bashkim Lami paraqiti përpara pjesëmarrësve librin “Qëndresa e Bulqizakëve për liri” si studim i kryer në disa vite.

Ymer Keta me studimin”Bulqiza për Bulqizakët”Ferhat Gruja, aktivist i shoqates “Hazis Lila”, paraqiti nje përshkrim të studimit të autorëve Kadri Dauti e Arif Shutina për librin e tyre “Kalabardha kështjellë e Arbërisë”.

Agim Demiri paraqiti botimin e tij FJALOR “Nga e folmja e Bulqizës” dhe Destan Rama librin “Yjet që ndrycojnë Bulqizën”.

Autorët shprehen me emocion por dhe krenari mendime interesante, mbi përpjekjet e tyre deri në realizimin e botimit te librave qe pasqyrojnë vlerat e mëdha të historisë, kulturës e traditës së trevave të Bulqizës. Jashar Demiri vleresoi lart punën studjuesve dhe të poetëve  që e kanë mbushur tavolinën me libra.

Në takim e mori fjalën edhe kryetari I bashkisë Lefter Alla I cili shprehu mirënjohjen e tij për autorët e këtyre studimeve duke thënë se ato tashme janë një vlerë e çmuar për njohjen e historisë së qëndresës së popullit të Bulqizës në luftrat për liri e pavarësi. Me pas z.Alla nderoj me çertifikata mirënjohje autorët e këtyre studimeve.

Me pas paraqiten studimet e tyre me rradhë Doktori i shkencave gjeografike Adriatik Balla me “Një vështrim fiziko-gjeografik i trevës së Bulqizës”, Studiusi Ramazan Kica me “Hulumtimet dhe gjetjet mbi tabanin e këngës foklorike Bulqizake”
Ne vijim Presidenti i “Shoqates Bulqiza” prof.assoc.dr.Islam Dauti ndau çmimin “Lutfi Hanku” për poetet Barie Çupi për botimin e librit me poezi “VARGONJTË E FATIT”, Bruna Musai për botimin e librit me poezi “ËNDËRRA E MBETUR NË SIRTAR”, Donika Gjura për botimin e librit me poezi “PRANVERË NË VARGJE” dhe Arben Alliut për botimin e tij me poezi “ME TY, PËR TY, BULQIZË”.

Aktivitetin e ndezën këngët e bukura autoktone si “Kulla e Shabes”, “Oj Bareshe” të interpretuara nga artistët Bulqizake dhe valltarët e talentuar Sinan Alliu e Saba Çupi.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit