E shtunë, 23 Nëntor, 2024

“Shqipëria bëhet vendi më i rrezikshëm në Ballkan dhe Europa”, Berisha: Nxjerrja e të dhënave nga sistemi MEMEX, dekonspirim. Shteti mafioz në duart e krimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat ai tha se hackerimi i jep mundësi bandave kriminale që të marrin masa dhe që delinkuentët të largohen nga vendi, duke i shpëtuar policisë.

“Siç kisha denoncuar para jush vendosjen në kontroll të plotë nga krimi shtetëror i të gjitha të dhënave të këtij vendi, me gjithë mohimet e papërgjegjshme të kreut të këtij shteti që funksionin si një shtet i mafies, njoftimi i mëparshëm rezulton 100% i vërtete. Sot nga sistemi MEMEX i cili përbën kartotekën e punës 30-vjeçare të Policisë së Shtetit janë publikuar 1005 mijë emra shqiptarësh të dyshuar, të hetuar për krime të ndryshme. Nga sistemi janë ekspozua emra në mëmyrë që të paralajmërohen të gjithë ata të cilët janë vëzhgim, në hetim, janë në shqyrtim për aktivitete të ndryshme kriminale. Është ky një moment jashtëzakonisht kritik për vendin që dëshmon se ccdo gjë në këtë shtet të mafies ndodhet në duar të krimit. Është momenti ku Shqipëria bëhet vendi më i rrezikshëm në Ballkan dhe Europa pasi paralajmëron kështu kontingjentet e delinkuenteve të saj se janë në ndjekje, e mbikëqyrje policore dhe se duhet të largohen.”, tha Berisha.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit