E hënë, 25 Nëntor, 2024

Berisha pret kreun e ri të FRPD, Besart Xhaferrin

Sali Berisha ka zhvilluar një takim me Besart Xhaferrin, kreun e ri të FRPD, që u zgjodh gjatë fundjavës, pas një procesi të shoqëruar me polemika të shumta dhe akuza për manipulim.

“Te dashur miq, sot prita ne nje takim dhe e urova per zgjedhjen ne postin e kryetarit te FRPD, Besart Xhaferin. Theksova se ridimensionimi i gjithanshem i rolit te te rinjve te FRPD, eshte i nje rendesie jetike per te ardhmen dhe fitoren e Partise Demokratike. Mendoj se gjitheperfshrja e te gjitha flukseve rinore ne FRPD eshte nje kusht kryesor per permbushjen e misionit te ri te FRPD. sb”, shkruan Berisha.

Berisha nuk ka folur për procesin dhe as për akuzat se ai ishte i paracaktuar.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit