E hënë, 25 Nëntor, 2024

Horror në Greqi! Gjendet një person i pajetë me fyt të prerë me sharrë elektrike, viktima dyshohet se është shqiptar

Horror në Greqi! Një person është gjetur i vdekur në një fushë në zonën e komunës Kantanos Selinos. Ngjarja e rëndë u regjistrua në Greqi, ndërkohë që mendohet se viktima është shtetas shqiptar.

Media greke Protothema.gr shkruan se shqiptari, rreth 35 vjeç, është gjetur i vdekur me prerje në fyt. Mendohet se prerja është shkaktuar nga një sharrë elektrike me motor.

Policia po heton rreth rastit në fjalë dhe identifikimit të viktimës.

(BalkanWeb)

Artikuj te ngjashem

Me te fundit