Kim Kardashian është gjobitur me 1.26 milionë dollarë për promovimin e një kriptomonedhe, pa bërë me dije se ishte paguar për këtë gjë plot 250 000 dollarë.
Në qershor 2021, Kardashian i bëri reklamë në profilin e saj kriptovalutës Ethereum Max, me anë të një “story”. Aajo nuk kishte treguar se për këtë postim ishte paguar çerek milioni dollarë.
Gjithashtu, autoritetet amerikane kanë vendosur që Kim Kardashian të mos promovojë më kriptovaluta për 3 vite:
“Çështja e zonjës Kardashian shërben si kujtesë për të famshmit që ligji u kërkon atyre që të tregojnë publikisht kur dhe sa janë paguar për të promovuar”.