E enjte, 28 Nëntor, 2024

“Mos përdor terma rruge!” Ilir Shaqiri dhe Igli Zarka , si agravoi debati mes tyre

Edhe pse konsiderohet si një lojë që zgjat 3 muaj, duket se ngjarjet e ndodhura në reality-shown “Big Brother VIP” kanë patur goxha impakt në jetën e ish-banorëve që vazhdojnë me tensionet e ironitë edhe gati 1 vit pas mbarimit të formatit. Televotimi është mbyllur prej kohësh, por ‘hesapet’ mes tyre jo.

Për një moment mbrëmjen e djeshme na u duk “Dance Albania” si “Big Brother VIP” pas një debati mes Igli Zarkës dhe Ilir Shaqirit, dy ish-konkurrentë të programit të njohur, tashmë respektivisht në rolin e konkurrentit dhe anëtarit të jurisë. Edhe pse qëndrimi i aktorit në shtëpinë e njohur zgjati pak, ai dhe balerini u përplasën disa herë teksa pas daljes Igli mbështeti publikisht konkurrentin e Ilirit, Donald Veshajn.

Kështu, pyetjes se si është atmosfera mes tyre që nga ato kohë të vjetra, Igli u përgjigj në nisje të “Dance Albania”: “Shumë mirë. Jam si cjapi te kasapi”. Dhe tensionet nuk kanë vonuar të shfaqen mes tyre.

Pas performancës së Iglit mbrëmjen e djeshme, Ilir i ka thënë se problemi i aktorit është se nuk di të vihet në lojë dhe se askush nuk e ka shtyrë të vijë këtu me detyrim. Pas deklaratës së Ilirit, Igli i është kthyer duke i thënë se ai nuk është mësuar që të luajë me veten.

Ilir Shaqiri: Do të përqendrohesha më shumë se ajo që ti thua është se ti nuk di të vihesh në lojë, nuk di të luash. Besoj asnjeri nuk të ka shtyrë të vish këtu me detyrim.

Igli Zarka: Ilir nuk të dëgjoj.

Ilir Shaqiri: Ky është problem im.

Igli Zarka: Nuk dëgjohet nga bokset, nuk është problemi im.

Alketa Vejsiu: Nuk ishte ironi, nuk dëgjohesh vërtetë.

Igli Zarka: Problemi yt është që ti nuk di të vihesh në lojë, si me veten dhe si me ambjentin që je. Ilir, ti mund të jesh mësuar të luash me veten, unë jo.

Ilir Shaqiri: Jo, as unë nuk luaj me veten. Unë kam një rol dhe jam këtu, ti sot ke një rol tjetër dhe je aty. Megjithëse e ke veshur këtë kostumin që të përfaqëson shumë mirë. Mua më pëlqen kostumi yt, je tamam princ Austrie dhe është gjëja më e bukur nga ato që pashë dhe dëgjova sot. Problemi yt është që nuk mban mend atë që thua.
Igli Zarka: Ilir, ti ke shumë inteligjencë dhe në vend që të përdorësh terma rruge, mund të përdorësh terma profesional me mua se unë të kuptoj.

Ilir Shaqiri: Unë nuk përdora asnjë lloj terminologjie kërcimi, unë thjeshtë fola për atë që ti përfaqëson.

Igli Zarka: Po, por a je profesionist 30 vite? Mos përdor terma rruge.

Ilir Shaqiri: Për mua, je nxënës.

Igli Zarka: Sigurisht, jam nxënësi i Enadës dhe jo i joti. Jam nxënës i Enada dhe Gert Vasos dhe jo i joti.

Ilir Shaqiri: Unë gjykoj atë që ti përfaqëson. Ti je Igli dhe Igli në këtë rast nuk di të luajë dhe nuk di të kërcejë dhe aq më tepër nuk di të dëgjojë.

Më qetë çuna, jo kudo debati dhe intrigat ‘shesin’ dhe ju bëjnë interesantë si në “Big Brother”.

\Panorama.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit