Në ditën kur Erling Haaland shënonte në seri, dhuronte asiste, thyente rekorde në derbi, C.Ronaldo-s nuk i mbetej gjë tjetër vetëm të “strukej” në pankinë, i pa fuqishëm për të bërë diçka.
Kjo ishte një situatë e pazakontë për të, në të njëjtën kohë ishte një tjetër sinjal i dhënë nga trajneri Ten Hag, pavarësisht se shifrat shënonin 4-0 që në pjesën e parë, nuk e mori fare si opsion futjen e CR7 në fushë. Përballë një fakti të tillë, Ronaldo bindet gjithnjë e më shumë se për të nuk ka më vend në “Old Traford”.
Sipas Telegraph: Ronaldo do të provojë sërish në janar të largohet nga Man.United. Këtë herë as trajneri i “djajve të kuq” nuk pritet të bëhet pengesë, ndryshe nga se ndodhi në merkaton e verës.
(BalkanWeb)