E premte, 22 Nëntor, 2024

Zbardhet kërkesa e demokratëve në Apelin e Tiranës:Po vihet në rrezik roli kushtetues

Zbardhet kërkesa e deputetëve të Partisë Demokratike drejtuar gjyqtares Elona Toro, si relatore e çështjes për zhvillim të procedurave në lidhje me shqyrtimin e ankimit të dorëzuar nga demokratët,për drejtimin e partisë.

Ato theksojnë se duhet përshpejtuar seanca gjygjësore për shqyrtimin e ankimit pa marrë për bazë radhën e çështjeve të tjera të regjistruara në kohë më parë duke e mbështetur këtë në nenin 460 të kodit të procedurës civile.

Sipas deputetëve të PD-së mos shqyrtimi i kësaj çështje ka cënuar rëndë të drejtën kushtetuese të organizimit të partisë dhe të drejtën e çdo anëtari për t’u organizuar lirisht në parti politike.

“Të marra së bashku cenimi i këtyre lirive ka vënë në rrezik edhe rolin kushtetues të Partisë Demokratike, si forca opozitare që garanton pluralizmin dhe demokracinë përfaqësuese të cilat janë parime themelore të organizimit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në kërkesën e PD.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit