E martë, 26 Nëntor, 2024

Zgjedhjet e ardhshme vendore, Ilir Meta: Të shpallen sa më para…

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta,në një komunikim për mediat tha se takimi që pati me Presidentin e Republikes Z.Bajram Begaj ishte shumë pozitiv. Në qendër të diskutimeve ishin zgjedhjet e ardhshme vendore.

“Ishte një kënaqësi që të takohesha me Presidentin e Republikës, me kërkesën e tij për të diskutuar lidhur me zgjedhjet e ardhshme vendore. Qëndrimi im është i qartë sa më parë të shpallet data në respekt të afateve kushtetuese e ligjore dhe besoj se kështu do të ndodhe. Qytetarët e Shqipërisë duhet të shpëtojnë nga kjo zgjedhje moniste në pushtetin vendor , nga ky shpërdorim skandaloz që po i bën taksave të tyre”, tha Meta.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit