E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Kreu i Sindikatës së pedagogëve thirrje Ramës: Kërkojmë 50% rritje të pagës, jo lëmosha

Kreu i Sindikatës së pedagogëve, Aleksandër Kovaçi i ka bën thirrje kryeministrit Edi Rama nga protesta që të reflektojë dhe të rrisë pagat.

Mes të tjerash ai pohoi se nuk presin karamele apo lëmosha.

“E mirëpresim kryeministrin për Rektoratin, por jo lëmoshë apo karamele. Me lëmoshë nuk gënjehemi. bëhet fjalë për qëndrim esencial ndaj arsimit të lartë publik. Që ti përgjigjet ekonomisë së vendit dhe kërkimit shkencor. Pa kërkim shkencor nuk ka zhvillim. Rritja 50% për dy vite, eshte e panegociueshme. Dhe per vitet e ardhmshme dy here. Nese behet kjo rritje, nuk shkojme as sa Kosova, 1200 euro.”, tha ai.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit