E hënë, 25 Nëntor, 2024

Kush e veshi e para? Beyonce dhe këngëtarja shqiptare bëjnë ‘xing’ me fustanin e Lena Berishës

Stilistja e njohur Lena Berisha i ka surprizuar të gjithë pasi ka zbuluar se është përzgjedhur nga mbretëresha e popit Beyonce.

“Queen B” zgjodhi fustanin e stilistes për klipin e saj të Tiffany & Co dhe dukej e mrekullueshme. Fustani mjaft i veçantë dhe i shndritshëm, është një krijim të cilin Berisha e ka zbuluar edhe më parë dhe tashmë u vesh nga ylli i muzikës.

Mirëpo ajo çka nuk ishte vënë re ishte se të njëjtin fustan e ka veshur disa kohë më parë këngëtarja e njohur Semi Jaupaj.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja e cila e duket se e ka pëlqyer shumë këtë ‘xing’. Semi publikoi në InstaStory një editim të realizuar nga fansat të cilët kanë bashkangjitur foton e saj me të Beyonces.

“Kur dy mendje të mëdha mendojnë njësoj”- shkruhet në postim ndërsa ish-banorja e “BBVIP” shtoi mbi postin: “Un dhe Beyoncee, domethënëëëë”.

/Panorama.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit