Ekipi i futbollit K.F Bulqiza nuk e ka nisur me rezultat pozitiv kampionatin.
Në ndeshjen e luajtur në Kuçovë me ekipin e K.F Naftëtari është mundur me rezultatin 5 me 0.
Në një interviste eskluzive për btvnews.al tranjeri i ekipit të K.F Bulqiza, Haki Çekiçi e pranon humbjen por rëndit një sërë faktorësh shumë të rëndësishëm që ia vërshtirësojnë së tepërmi ekipit këtë sezon rezultatet pozitive.
Sipas tij ekipi përballet në këtë fillim sezoni me një sërë pengesash duke filluar nga mungesa e fushës dhe terreneve sportive tek mungesat e lojtarëve dhe largimeve nga skuadra.
Problematika e mungeses së lojtarëve është shume komplekse dhe gërshetohet me një sërë faktorësh gjë që sjell vështërësi nëfurnizimin e ekipit me lojtare të rinj.
Problem shqetësues është emigrimi i të rinjve në rrethin e Bulqizës dhe mungesa e ekipeve zinxhirë që do të furnizonin me lojtarë ekipin e parë.
Penalizues për skuadrën ishte dhe vendimi albitrazhit gjë që ndikoj në nisjen me vonesë të fazës pergatitore.
Ekipi i KF Bulqizës luan i pabarabarte me ekipet e tjera që e kanë luksin në përzgjedhjen e lojtarëve për një ndeshje të caktuar.
Me gjithë mbështetjen e pakushtëzuar të bashkisë ekipi KF Bulqizës vuan nga sindroma e mungesës së lojtarëve.
Një faktor tjetër shumë i rëndësishëm është faktori kohë tek futbollistët. Futbollistëve ju duhet kohë të luajnë më shumë me njeri-tjetrin dhe të njohin “Themrën e Akilit “ tek vetja dhe tek kolegët në mënyrë që loja e tyre të jetë e unifikuar dhe e bashkërenduar me secilin prej tyre.
Ajo që vlen të theksohet është se kampionati sapo ka filluar dhe një ndeshje e humbur apo e fituar nuk është asgjë në krahasim me gjithë ndeshjet e sezonit.
Një humbje asnjëherë nuk duhet të ule moralin e futbollistëve dhe sportëdashësve të ekipit, ekipi i duhet dhenë kohë që të kompaksohet dhe të maturohet.
Si perfundim K.F Bulqiza premton një sezon emocionues me lojë të shkëlqyer dhe pse jo me rezultate pozitive, jo vetëm për ekipin por edhe për sportdashësit që e mbeshtesin.