Premtimit të kryeministrit Edi Rama për rritjen me 7% të pagave, kreu i Sindikatës Aleksandër Kovçi i është kundërpërgjigjur nga protesta se 7% nuk është rritje.
Ai kërkoj rritjen e pagave me 30% këtë vit dhe 20% vitin tjetër në total rritjen e pagave me 50%.
“Nuk është rritje, hiq dorë nga investimet strategjike dhe kaloji fondet te pagat në Universitet”, tha ai, duke shtuar: “Ne kemi këto nuk janë të vetme probleme të Universitetit , të trajtohet këto minimalistë dhe pastaj të shohim me radhë. Kryeministri vijon me teorinë e 7%, kjo nuk është rritje, pagat e Universiteti nuk kanë pasur as indeksim,. I themi të mbledhë këto të gjitha njëherë sepse ka mbajtur dhe interesat sepse nuk ka indeksuar as inflacionin. Pra ka hapësira qeveria të shtojë 20-30 mln euro për Universiteti”, tha Kovaçi.