Rruga e Arbrit jo vetëm që vijon të jetë një kantier ndërtimi, por vijon edhe të marrë para nga buxheti i shtetit.
Autoriteti rrugor Shqiptar ka hapur dy tendera për dy segmente të kësaj rruge.
Bëhet fjalë për lotin Qaf Buall – Ura e Vashës. Kontrata ka si objekt “Sistemimin dhe rivitalizimin e skarpateve në Plan i Bardhë”, ku ARRSH ka tenderuar 10.025 milion euro pa Tvsh.
Gara është hapur në Agjensinë e Prokurimit Publik dhe ofertat do të mbyllen me datë 24 Tetor.Ndërkohë, 9.636 milion euro pa Tvsh janë tenderuar për një tjetër segment të kësaj rruge.
Bëhet fjalë për segmentin e njohur si “Shkalla e Tujanit. Edhe në këtë tenderim kontrata ka si objekt “Sistemimin dhe rivitalizimin e skarpateve në Shkalla e Tujanit”.
Për të mbikqyrur punimet në këto dy segmente ARRSH ka tenderuar për supervizim punimesh rreth 130 mijë euro.
Në të katër këto prokurime lloji i procedurës së prokurimit është “E hapur – punë publike – mbi kufirin e lartë monetar”.
Ndonëse këto duhej të ishin dy segmentet e para që duhej të ishin vënë në funksion të drejtuesve të automjeteve, ato do të jenë të fundit që do të përfundojnë.