Gjendja e rrugës nacionale Klos – Bulqizë dheBurrel – Skuraj është një problem madhor me të cilin përballen të gjithë.
Ndonëse një muaj më parë, firma që e ka marrë për mirëmbajtje hapi pjesët e prishura për t’i riveshur, ato kanë mbetur ashtu. Shirat e rëna ditët e fundit kanë krijuar probleme edhe në këto zona, ndërsa mjetet vijojnë të kenë probleme gjatë qarkullimit.
Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu në një intervistë të dhënë për Tv Bulqiza tha se i është kërkuar institucionalisht firmës që të vijojë punën për riveshjen me asfalt të këtyre pjesëve që do të riparohen.
Sipas prefekti Shehu, brenda tri ditëve do të mbyllen të gjitha pjesët e hapura në segmentin Klos – Bulqizë, në mënyrë që drejtuesit e mjeteve të mos kenë më një problematikë të tillë. Ndryshe nga segmenti Klos – Bulqizë, në segmentin tjetër Burrel – Skuraj jo vetëm që nuk është bërë rimbushje e gropave, por as nuk janë përgatitur për një gjë të tillë.