Dashamirësit e futbollit edhe njëherë tjetër patën fatin të shikonin një nga perlat e Lionel Messit, kësaj radhe në Champions League. Argjentinasi la shenjën e tij në transfertën ndaj Benficas, pavarësisht se PSG nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1.
Në minutën e 22-të, me një harkim kalibri, Messi gjen cepin e portës, aty ku portieri e ka të pamundur, pavarësisht zgjatjes në maksimum. Supergol i yllit të botë, që ngjiten në kuotën e 127 golave në historinë e Champions League, 13 më pak se rekordmeni Cristiano Ronaldo.
Gjithsesi, në minutën e 41-të vendasit portugezë barazojnë me një autogol të Danilos. Pjesa e dytë ishte totalisht e hapur, me kampionët francezë që tentuan pa funs me Neymar, Mbappe e të tjerë, por nuk ishte e thënë që topi të hynte në rrjetë.
Në minutën 81’ trajneri Galtier me guximin dhe zëvendëson Messin. Argjentinasi dukshëm i mërzitur, por tekniku e qetëson me një shpjegim. Dy ekipet ndajnë nga një pikë dhe qëndrojnë në kuotën e 7 pikëve, duke lënë Juventusin me 3 dhe Macabin me asnjë.
(BalkanWeb)