Ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, nuk i është pranuar kërkesa për ndryshim mase nga Gjykata e Lartë. Ky vendi e lë ish-ministrin pas hekurave.
Lefter Koka u prangos në dhjetor të vitit të kaluar me urdhër të SPAK për dosjen e inceneratorit në Elbasan.
Vendimi i Gjykatës së Lartë është marrë në të njëjtën ditë me vendimin e Gjykatës së Posaçme e cila pranoi kërkesën e ish-deputetit Alqi Bllako për masë më të lehtë, duke e çuar në arrest shtëpie.
Vendimin i Gjykatës së Posaçme për masë më të lehtë, duke e çuar në arrest shtëpie ish-deputetit Alqi Bllako eshte kundeshtuar nga SPAK.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është shprehur se ka qenë kundër lirimit të ish-deputetit socialist Alqi Bllako.
“Ne kemi qenë kundër lirimit në gjykatë sepse nuk ekzistojnë kushtet për ta liruar. Do bëjmë ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit.”, thuhet në reagimin e SPAK.