Ndotja e mjedisit vijon të jetë një temë delikate në vendin tonë, pasi eleminimi i këtij fenomeni është ende shumë larg.
Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu pranon që ndotje të mjedisit vijon të ketë me gjithë angazhimin e pushtetit vendor i cili zhvillon aksione periodike për të mbajtur pastër ambjentin. Por sipas Shehut kjo është e pamjaftueshme, në një kohë kur shumë qytetar të papërgjegjshëm i hedhin mbeturinat nga xhami i makinës apo teksa ndalen rrugëve.
Prefekti Nexhbedin Shehu ju bëri apel qytetarëve të Qarkut Dibër që të bëhet pjesë e mbrotjes së mjedisit nga ndotja me mbetje që kanë pasoja jo vetëm në natyrë por edhe në shëndetin e njeriut. Situata problematike mbetet edhe në rrugët nacionale ku lëvizja e automjeteve është e madhe. Ndoëse janë vendosur kontejner, qytetarët vijon t’i hedhin mbetjet vend e pa vend.