Një tjetër rrugë problematike në qytetin e Peshkopisë do të rivishet me asfalt. Bëhet fjalë për rrugën hyrëse të Spitalit Rajonal Dibër, të cilin e vizitojnë çdo ditë qindra qytetar që shkojnë aty për arsye shëndetësore e arsye të tjera.
Bashkia Dibër ka nisur punën për të bërë riveshje të rrugës hyrëse në mënyrë që automjetet apo qytetarët të mos pengohen teksa lëvizin aty. Por për qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve, reagimi i pushtetit vendor ka ardhur pas lajmit të transmetuar në Tv Bulqiza ditë më parë.
Ata thonë se nuk duhet pritur që problemet të bëhen publike në media që të zgjidhen, por të zgjidhen më parë. Edhe pas riveshjes së pjesëve të dëmtuara me asfalt, problemi në këtë rrugë nuk zgjidhet plotësisht pasi mungojnë trotuaret dhe kanalizimet për kullimin e ujërave të shiut, ç’ka pasojnë dëmtim sërish të asfaltit.