E shtunë, 23 Nëntor, 2024

“Ramushi nuk ishte aty”, Aranita Haradinaj tregon si është të jesh gruaja e një kryeministri dhe rrëfen momentin e vështirë: Nuk e di askush, por…

Anita Haradinaj ka rrëfyer rreth detaje nga jeta e saj, si dhe angazhimet në spektakle.

Në një intervistë në ‘ABC e pasdites’, ajo u shpreh se me qëndrimet në Tiranë për shkak të spektaklit të kërcimit e ka marrë malli shumë për fëmijët.

Aranita ka folur edhe për momentin kur Ramush Haradinaj duhet të qëndronte larg familjes.

Ermali i lexon një pasazh të saj teksa fliste dikur për mungesën e Ramushit në lindjen e djalit të dytë. Kaq mjaftoi që të shpërthente në lot:

“Ore ti me kë thirr këtu me bërë me qarë apo… a të thashë ne i lejmë gjërat mbrapa dhe pastaj gjejmë ngjyrat e bukura të jetës. Atë periudhë, ajo çka qenë dhe se si e kam ndjerë unë, do duhej të rrija duke qarë. Por, e kam zgjedh të mos qaj më. E para unë nuk kam qenë kaq e rritur dhe kaq e pjekur atëherë, sot gjykon arsyeshëm. Atëherë kam qenë 23, 24, 25 vjeçe. Në çdo gjë je më emocionale më e ndjeshme. Po të ishte në moshën sot, ndoshta do e kisha marrë më mirë, më racional edhe ndjenjat. Nuk e din ça kam kaluar”.

A ka qenë e lehtë të jesh gruaja e një kryeministri? Anita tha se nuk je vetëm grua e kryeministrit sepse ke të gjitha përgjegjësitë, detyrat, gjykimet e paragjykimet. Megjithatë ajo theksoi se: “ Është burri më burrë në botë”.

Ndërkohë për atmosferën politike në dy vendet ajo tha se nuk do që ti futet politikës, gjithashtu teksa pyet për disa nga figurat publike politike si Albin Kurti e Vjosa Osmani nuk ka asnjë mendim, ndërkohë për Atifete Jahjagën nënvizoi se “shumë e respektueshme, e dashur” dhe për Hashim Thaçin tha: “Në periudhën që ka qenë ka shërbyer mendoj mirë”. /Balkanweb

Artikuj te ngjashem

Me te fundit