E martë, 26 Nëntor, 2024

Rritet çmimi i druve të zjarrit me 1000 lekë në Bulqizë

Këtë dimër banorët e Bulqizës do ta kenë të veshtirë për tu ngrohur, pasi cmimi i druve të zjarrit, ka pesuar rritje.

Kështu nga 3200 lekë që blihej 1mᶾ vitin e kaluar, këtë vit blihet me 4200 lekë. Në këtë kohë krize të situatës ekonomike, ku te gjitha çmimet janë rritur, banorët thonë se e kanë shumë të vështirë, në mos të pamundur, per tu ngrohur këtë dimër.

Ndërkohë që dimri në Bulqizë është mjaft i egër dhe veç ngrohjes me dru zjarri ska alternativë tjetër ngrohje, qytetarët thonë se jemi të detyruar të gjejmë zgjidhje për t’i blerë ata me lekë borxhe, por jo vetëm, ata shprehen se furnizimiblerja në m3 nuk është e plotë ndaj më mirë të përdorim gazin.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit