Bordi i Transparencës ka vendosur sot të rrisë ndjeshëm çmimin e naftës.
Nafta do të shitet me pakicë me 245 lekë, me një rritje rekord prej 22 lekësh që nga fillimi i funksionimit të Bordit të Transparencës në mars të këtij viti.
Me rritje është dhe benzina, që do të tregtohet me 204 lekë, nga 198 lekë që ishte më parë.
Gazi ka pësuar rënje me 1 lekë për liter, keshtu ai do të tregtohet me 77 lekë për litër, nga 78 lekë që ishte deri tani.
Duket se nafta është duke iu afruar nivele maksimale të arritura në muajin mars.