E premte, 22 Nëntor, 2024

Zgjedhjet lokale/ Sali Berisha: Të gjithë deputetët mund të kandidojnë për Bashkitë, përveç njërit…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri dje një deklaratë për gazetarët ndërsa futej në parlament.

Ai konfirmoi negociatat me grupin e Alibeajt dhe partitë opozitare për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pranoj se ka takuar zotin Ilir Meta dhe Petrit Vasilin nga Partia e Lirisë dhe kryetarët e partive opozitare, zotin Mediu, Dule, Duka dhe Dashamir Shehi ndërsa negociatat me grupin e Alibeajt po i udheheq zoti Paloka.

“Kam takuar zotin Ilir Meta dhe Petrit Vasili. Kam takuar edhe kryetarët e partive opozitare, zotin Mediu, Dule, Duka dhe Dashamir Shehi.
Konstatoj që realisht po ecet drejt një kandidati të vetëm. Unë falënderoj të gjithë bashkëbiseduesit, të gjithë aleatët për qëllimet e tyre pozitive që opozita të paraqitet në këto zgjedhje me një kandidat të vetëm. Ndërkohë gjatë ditëve në vijim, do takoj të gjithë forcat politike që kanë pasur aktivitet elektoral, por që nuk janë në parlament. Edhe me ata do përpiqem të gjej një zgjidhje që të shkohet me një front të përbashkët. Çdo deputet është i ftuar të kandidojë po të dojë, dhe të inkurajojë të tjerë të kandidojë”, tha Berisha.

Sipas tij “Ju garantoj se kryesia, përveç rasteve të jashtëzakonshme, nuk do bëjë përzgjedhje eliminuese, por do jenë primaret. Ne kemi premtuar ndryshimin, ne do sjellim ndryshimin. Do jenë primaret që do vendosin, jo kryesia dhe kryetari. Çdo deputet që dëshiron të kandidojë, është i ftuar të kandidojë. Janë bërë takime dhe do bëhen takime. Zoti Paloka po merret intensivisht me këtë. Por jo vetëm ai. Janë të hapura të gjitha dyert e komunikimit. Kjo ftesa ime publike është rasti i fundit. Ne mirëpresim çdo lloj sugjerimi. …Nuk është kjo një garë që e trajton lidershipi i PD. Kjo është një garë që e përcaktojnë primaret”.

Do flisni edhe me deputetët e tjerë?

Cdo deputet është i ftuar të kandidojë po të dojë dhe të inkurajojë të tjerë që të kandidojnë. Formalisht kryesia do ti shqyrtojë, por u garantoj se kryesia përveç rasteve më të jashtëzakonshme nuk do të bëjë përzgjedhje eleminuese. Do të jenë primaret, ne kemi premtuar ndryshimin dhe do sjellim ndryshimin. Do jenë primaret që do përcaktojnë kandidatin. Cdo deputet që do të kandidojë është i ftuar të kandidojë.

Nuk do bëni asnjë përpjekje tjetër për të afruar Alibeajn?

Janë bërë edhe takime. Zoti Paloka po merret intensivisht me këtë. Janë të hapura të gjitha dyert e komunikimit. Ftesa ime publike është rasti i fundit. Nëse duan përmes një marrëveshje, ne presim çdo sugjerim.

Jeni të vonuar?

Ne duhet të shpejtojmë në garë. Nuk është garë që e drejton lidershipi i PD, është një garë që e përcaktojnë primaret. Partive aleate u kam kërkuar të bëjnë listat dhe të votojnë edhe ata në primare.

Po nëse nuk u bashkohen deputetët e Alibeajt?

Gjersa gjithçka është e hapur nuk shoh arsye që të mos bashkohen në proces. Të gjithë mund të vijnë, përveç njërit. Ai është njëri, është i izoluar.

Basha vijon takimet nga veriu në jug…

Se çfarë thotë Alibeaj është tjetër punë. Nuk është shumë e përshtatshme të bëhet zëdhënës i tij (Bashës).

Artikuj te ngjashem

Me te fundit