E premte, 22 Nëntor, 2024

Vdes një i dënuar për grabitje me masë mjekësore “Mjekim i detyruar” në burgun e Shënkollit

Një i dënuar për veprë penale grabitje me dhunë ka ndërruar jetë në burgun e Shënkollit. I dënuar është Gëzim Qepa i moshës 49-vjeç lindur dhe banues në Berat. Gëzim Qepa ishte i sëmurë dhe merrte trajtim mjekësorë.

“IEVP Shënkoll, Lezhë, ndërron jetë shtetasi me masë mjekësore “Mjekim i detyruar” Gëzim Qepa i datëlindjes 25.04.1973, lindur dhe banues në Berat. Ka mbërritur në IEVP Shënkoll në 27.11.2021 me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.”, njofton drejtoria e Burgjeve.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit