Policia e Bulqizës ka vënë në pranga dy prej funksionarëve të minierës në të cilën një ditë më parë ndodhi një aksident me pasojë vdekjen e një 52-vjeçari.
Në një njoftim për mediat, policia sqaron se në pranga ka rënë drejtuesi teknik dhe brigiaderi i minierës.
Njoftimi i Policisë Dibër
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestuan në flagrancë shtetasit :
- H., 50 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë Drejtues teknik i një subjekti minerar,
- T., 44 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë brigadier.
Arrestimi i tyre u bë pasi, nuk kanë marrë masa për zbatimin e sigurisë e të mbrojtjes së jetës e të shëndetit të punonjësve, si dhe nuk kanë ushtruar kontrolle për të siguruar vendin e punës, ku si pasojë u aksidentua me pasojë vdekjen shtetasi K. L., 52 vjeç, që mbante detyrën e zjarrmëtarit. btvnews.al