Ambasadorja amerikane Yuri Kim me një mesazhi në Twitter është shprehur se jemi në dijeni të përpjekjeve për të frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët për të shtrembëruar drejtësinë.
Ambasadorja Yuri Kim shton se tashmë është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor.
Ambasadorja Kim thekson se SHBA mbështesin fuqishëm reformën në drejtësi.
Ambasadorja Yuri Kim në Twitter shprehet: “Ne jemi të vetëdijshëm për më shumë përpjekje për të joshur ose frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, për të shtrembëruar drejtësinë, për të këmbëngulur në mosndëshkimin e të fuqishmëve, me fjalë të tjera, për t’i tërhequr në të kaluarën. Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin, me integritet. Është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor. Duhet të ecë përpara, jo mbrapa, madje as të qëndrojë në vend. Po i kushtojme vëmendje të gjitha zhvillimeve dhe do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi”. /btvnews.al