E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Arjola Demiri ka diçka për të thënë: Gratë janë të parat që duan të të fundosin

Aktorja e humorit Arjola Demiri, është përballur here pas here me kritika të shumta në rrjetet e saj sociale.

Ajo u kushton një vëmëndje të veçantë të gjitha gocave dhe nënave që e mbështesin pasi ato kanë një sjellje te mrekullueshme ndaj saj por këto janë një numër shumë i vogël ka shtuar ajo.

“Do doja të ishte festa e gruas sot! Sepse vazhdimisht kam femra që më mbështesin fuqishëm dhe do doja t’ju kushtoja vëmendjen e duhur disa prej këtyre zonjave, që nuk di t’jua shpërblej gjithë këtë dashuri të pakufishme, e sjellje të mrekullueshme prej nënash dhe motrash dhe grash ndaj meje. Kuptohet këto janë një numër shumë i vogël që të kuptohemi. Por që dua t’ju jap zgjidhje”- thuhet në statusin e parë të Arjolës.

Ndërsa në një tjetër postim, krahas një fotoje Arjola shkruan: “Si mund të jetë e ardhmja grua? Kur gratë janë të parat që duan të të fundosin?”

Statusi i radhës thotë: “Si çdo ditë në këto 9 muajt e fundit zgjohem me nga 1-2 ose 3-4 sms ose komente pozitive që nuk kam dashur t’i publikoj por realisht meritojnë vëmendje.”

Arjola ka ndarë gjithashtu një foto të disa komenteve që ka marrë nga një ndjekëse, duke i shoqëruar me një tjetër foto të mesazheve që kishte marrë më herët privatisht.

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit