E hënë, 25 Nëntor, 2024

Drejtonte automjetin pa dokumente dhe pa patente, arrestohet 23-vjeçari

Policia Rrugore ka arrestuar në flagrancë një 23-vjeçar nga Fushë Bulqizë.

I riu me inicialet G.G., drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe pa dokumentacionin përkatës.

Njoftimi i Policisë Dibër

Nga shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, u arrestua në flagrancë shtetasi G.G.,23 vjeç, banues në Fushë Bulqizë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa dokumentacion dhe pa u pajisur me leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit