Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare ka dënuar sot zyrtarin e skuadrës së Korabit, Shpend Kumbarce.
Në një njoftim për mediat Disiplina bën me dije se zyrtari i skuadrës dibrane është dënuar me 3 ndeshje pezullim për sjellje josportive ndaj kundërshtarit.
“Zyrtari i KS Korabi, Shpend Kumbarce, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti”, është kuy njoftimi nga Komisioni i Disiplinës.
Po ashtu dënime kanë marrë dhe shumë skuadra të tjera për shkelje të ndryshme./btvnews.al