Buckingham Palace ka njoftuar se kurorëzimi i mbretit Charles III do të bëhet më 6 Maj të vitit 2023. Në një deklaratë të ndarë me mediat, një zëdhënës konfirmon se ceremonia e së shtunës do të mbahet në Ëestminster Abbey të Londrës, ku monarku do të kurorëzohet së bashku me Camilla, Queen Consort.
Por çfarë është kurorëzimi dhe çfarë ndodh gjatë ceremonisë?
Sipas mediave vendase bëhet me dije se në një ceremoni kurorëzimi, kurora vendoset në kokën e monarkut të ri për herë të parë. Ceremonia është një shërbesë solemne, fetare, por edhe një rast feste e spektakli.
Ceremonitë e kurorëzimit në monarkinë britanike kanë ruajtur një strukturë të ngjashme gjatë mijëvjeçarit të kaluar. Ato janë zhvilluar në Ëestminster Abbey për 900 vitet e fundit, dhe që nga viti 1066 pothuajse gjithmonë janë drejtuar nga Kryepeshkopi i Canterbury-t.
Kurorëzimi i vitit të ardhshëm për Charles III pritet të përfshijë të njëjtat elementë thelbësorë me disa ndryshime për të pasqyruar kohën tonë aktuale.
Kurorëzimi i një monarku bëhet tradicionalisht disa muaj pas ngritjes së tyre në fron, pas një periudhe zie. Kurorëzimi i Mbretëreshës Elizabeth II u bë më 2 qershor 1953, më shumë se një vit pas aderimit të saj më 6 Shkurt 1952.
Charles III u shpall mbret I Britanisë së Madhe pas vdekjes së nënës së tij, Elisabeth II./btvnews.al