Kreu i PL Z.Ilir Meta ditën e sotme në një deklaratë për mediat ditën e sotme është shprehur se 80% e popullsisë po zien nga padurimi për të larguar këtë qeveri.
Ai beson se në zgjedhjet vendore PL do të arrijë një rezultat të jashtëzakonshëm e do të jepë kontribut për fitorën e gjithë opozites.
“Janë sondazhe të kombinuara dhe nga ata që financohen nga paratë e inceneratorëve.
Këtë sondazh e ka shpall Rama që ditën që kam dalë nga Presidenca. Rama e di mirë se mbi 80% e Shqipërisë po zien nga padurimi për ta shporrur një herë e mirë atë. E di mirë po ashtu se nëse ka një forcë politike ku duart e tij priten shumë shpejt është Partia e Lirisë se te të tjerat i ka futur duart ai direkt apo indirekt.
Parrulat se do vijnë të rinj vjen nga inceneratorët. Po te mos kisha popullaritet nuk do orkestroheshin kaq shumë sulme e veprimtari kriminale nga ana e shtetit.
Unë i besoj sondazhit të përditshëm në raport me qytetarët dhe atij të zgjedhjeve vendore ku PL jam i sigurt do arrijë një rezultat të jashtëzakonshem e do japë një kontribut për fitoren e gjithë opozitës nëse opozita e dëshiron këtë fitore.
Nuk jam fare i shqetësuar për popullaritetin tim por për gjendjen ku është vendi, që është si pasojë e Edi Ramës”, tha Meta.