E hënë, 25 Nëntor, 2024

Nis mbledhja e prodhimeve bujqësore në Klos, fermerët: Kostoja është e lartë

Fermerët kanë nisur punën për mbledhjen e prodhimeve bujqësore të vjeshtës. Por ata insistojnë se kostoja e të gjitha proceseve dhe e farërave është më e lartë se prodhimi që marrin.

Selman Hoxha nga fshati Bejn i Bashkisë Klos, po merr prodhimin e misrit të këtij viti. Por ai tregon se ndryshe sa mendohet, të llogaritësh koston e proceseve të punimit, mbjelljes, farërave dhe fuqisë punëtore për të ardhur deri tek vjelja, nuk ja vlen aq prodhim sa ka marrë.

Por si të mos mjaftonin këto, Hoxha shprehet se një tjetër problematikë është edhe mungesa e vaditjes.

Në të njëjtën situatë gjenden edhe fermerë të tjerë të cilët nga viti në vit, po ju rriten kostot e të mbjellave kryesisht në misra./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit