E hënë, 25 Nëntor, 2024

Pedagogu thirrje studentëve: Lërini gomonet, por ejani dhe merrni fatin tuaj në dorë

Sindikata e Arsimit i ka bërë thirrje pedagogëve të bëhen bashkë pasi e ardhmja e arsimit është në rrezik.

Pedagogu Lush Susaj u bën thirrje të gjithë studentëve që të ti lejnë gomonet por të rimarrin fatin e tyre në dorë.

Krahas kësaj ai ka paralajmëruar që do të bojkotojnë mësimin më datë 17 tetor në qoftë se nuk plotësohen kërkesat e tyre nga ana e qeverisë.

“Përse të detyrojmë rininë të ikë. Po mbyllen degë jetike. Kush është ai që e çon fëmijën e tij për mësues kur i duhet të futen në portale e shumë e shumë procese të tjera. Punësohet një student që mbaron inxhinieri minierash dhe jo një student që mbaron master shkencor. Thirrje studenteve të reagojnë, thirrje pedagogëve të reagojnë për interesa të kombit dhe jo të interesave personale. Ne po i bëjmë thirrje shtetit me vënë në punë. Nuk duam të ndërrojmë kryeministra”, tha më tej pedagogu..

Artikuj te ngjashem

Me te fundit