Në fshatin Sopot të Bulqizë është zhvilluar pelegrinazhi i besimtarëve bektashinj në teqenë e Baba Ali Jashar Krenës.
Në këtë pelegrinazh kanë marrë pjesë zyrtarë të shumtë të bashkisë dhe Kryegjyshi Botëror i Komunitetit Bektashian, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj.
Në një atmosferë plot frymëzim dhe qetësi shpirtërore,u përkujtua vepra e Baba Jashar Krenës, një nga figurat shumë të rëndësishme kombëtare dhe klerik i shquar, pasues i një plejade brezash që i shërbyen me shumë përkushtim kombit dhe besimit islam./btvnews.al