Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ndodhet në Ruanda dhe prej andej ka reagfuar lidhur me emigrimin illegal të shqiptarëve drejt Britanisë. Sipas tij ka një skenar të rrezikshëm që kërcënon shqiptarët që nisen drejt Britanisë në mënyrë të paligjshme.
Në një video në Facebook, Salianji shkruan se lidhur me këtë fenomen qeveria nuk ka reagim, nuk ka asnjë plan.
Postimi i plotë
Skenari i rrezikshëm që kërcënon shqiptarët që nisen drejt Britanisë në mënyrë të paligjshme. Sekretarja e Brendshme Sulla Braverman u shpreh në konferencën e partisë konservatore se lufta ndaj emigracionit të paligjshëm ishte prioritet, do të ishte “ëndrra” e saj të shihte një foto të një avioni që çonte azilkërkuesit në Ruandë shkruan mediat britanike.
Burimet qeveritare dhe mediat në Britani kanë ngritur prej muajsh shqetësim serioz mbi kalimin e paligjshëm të qytetarëve shqiptarë drejtë Britanisë! Qeveria nuk ka reagim, nuk ka asnjë plan! Qytetarët meritojnë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre dhe në çdo rast duhet të aplikojnë për viza të rregullta!/btvnews.al