Skuadra e Ballkanit po shkëlqen në Europë dhe po bën krenarë jo vetëm tifozët e saj në Suharekë, por të gjithë Kosovën dhe Shqipërinë.
Skuadra e Ilir Dajës u kualifikuar për herë të parë në Conference League dhe mund të kalojë fazën e grupeve për shkak të rezultateve të mira.
Sot në Presidencë, Vjosa Osmani për të vlerësuar skuadrën dhe drejtuesit u ke rezervuar atyre një pritje të veçantë.
“Djelmoshat e FC “Ballkani”, nga Suhareka kanë shënuar sukses historik në garat evropiane të Ligës së Konferencës së UEFA-s.
Sot pata kënaqësinë t’i pres në zyrën time, t’i përgëzoj për sukseset e deritashme edhe t’u uroj fitore, nesër në përballje me ekipin Sivasspor”, shkruan Osmani në postimin e saj në Facebook, duke shpërndarë dhe foto nga takimi./btvnews.al