E hënë, 25 Nëntor, 2024

Fjalimi i Ramës në KiE, Albin Kurti: Nuk e kam dëgjuar ende

Kryeministri Albin Kurti në një deklaratë për mediat ka thënë se nuk e ka dëgjuar fjalimin e Kryeministrit Edi Rama, në Këshillin e Evropës, i cili foli në favor të Kosovës.

Kreu i qeverisë u shpreh se nuk ka arritur të dëgjojë një gjë të tillë për shkak të agjendës së ngjeshur që ka pasë gjatë gjithë ditës.

Nuk di a kam kontribuar në fjalimin e kryeministrit Rama, sepse nuk e kam dëgjuar. Nuk kam pasë mundësi ta dëgjoj. Kam qenë në Pejë sot dhe tërë ditën nëpër takime të shumta e në mbrëmje vonë përpiqem që të updatohem për mëngjesin e nesërm”, tha ai në konferencën e përbashkët për media me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Edi Rama në fjalimin e tij në Asamblenë e Këshillit të Evropës ka kërkuar që të anulohet rezuluta e Dick Martyt, pasi po njolloset historia e luftës në Kosovë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit