Të shtëna me arme zjarri janë raportuar këtë mesditë në qytetin e Klosit.
Nga vendngjarja raportohet se është ekzekutuar me armë zjarri një i ri, rreth 17 vjeç, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit te Klosit.
Viktima i shtrire në trotuar mendohet se është rreth 17 vjeç, ndërsa dy të plagosurit janë nisur drejt spitalit.
Dyshohet se të plagosurit janë babë e bir, por ende këto mbeten informacione paraprake.
Policia dhe ambulanca kanë mbërritur me vonesë në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e kësaj tragjedie. /btvnews.al