E hënë, 25 Nëntor, 2024

Krimi i rëndë në Klos, eksperti i sigurisë: Motivet e krimit tregojnë se sa e rënduar është situata në vend

Mesditën e sotme ndodhi një krim i rëndë në Klos, ku humbën jetën dy persona babë e bir dhe më pas autori i krimit vrau veten.

Fatjon Softa, ekspert sigurie u shpreh se motivi i kryerjes së krimit, tregon se në çfarë gjendje është situata në vend.

Fatkeqësisht konfliktet në Shqipëri përfundojnë me armë. Arma të merr jetën e kthehet në gjakmarrje. Ai që vret thonë pendohet siç është rasti konkret që autori vrau veten. Të vijë vrasja për arsye të tilla tregon situatën e rënduar në Shqipëri dhe në zona të abandonuara e të varfra”, tha Softa në emisionin “Në Shënjestër” në News 24.

Për krimin e rëndë të ndodhur në Klos ka pasur reagime të shumta gjatë ditës së sotme, pasi ngjarja ishte tepër e rëndë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit