Partia Demokratike me atë të deputetit Flamur Noka ka reagurar për ngjerjen e rëndë të ndodhur mesditën e sotme në Klos. Në një deklaratë nga selia blu, Noka shprehet se Besnik Mjeshtri, i cili sipas policisë është autori i vrasjes së babë e bir është patronazhist i Rilindjes.
Deputeti demokrat shton se Mjeshtri është punonjës i Policisë Bashkiake dhe se uniformat blu kanë qenë në dijeni të konfliktit mes dy familjeve.
Deklarata e plotë e Flamur Nokës:
Masakër ne qendër te Klosit me 3 viktima para pak orësh ka tronditur mbarë shoqërinë. Përveç tre jetëve të humbura, janë plagosur edhe 5 të tjerë, skena të një masakre sipas dëshmitarëve. Autori i masakrës rezulton një patronsazhist i me uniforme i Rilindjes. Besnik Mjeshtri, punonjës i Policisë Bashkiake të Klosit. Policia ka qenë në dijeni të konfliktit dhe siç duket qartë nuk ka marrë masë për parandalimin.
Kjo është një ditë e zezë për familjen që ka humbur njerëzit e dashur dhe një goditje e rende për mbare komunitetin e klosit dhe gjithë shoqerine. Është një goditje për çdo shqiptar kur e merr vesh se arma që shteti i jep punonjësit për mbrojtjen e qytetarëve del nga brezi për t’i vrarë ata.
Është një goditje kur familjet me lidhjet me partinë-shtet, siç është rasti i Klosit bëjnë akte kamikaze në mes të vendit, duke e ditur veten të paprekshëm. Partia Demokratike denoncon masakrën shtetërore dhe bën me dije se rendi dhe siguria e qytetarëve do te ekzistojë ne këtë vend kur policia e shtetit të pushojë së qeni trupë politike e orientuar nga pushteti.
Fakti që autori i vrasjes është polic bashkiak e bën shtetin dy herë fajtor. Vetëgjyqësia është bere mode ne shtetin e Edi Ramës sepse policia nuk kryen detyrën, nuk e njeh komunitetin dhe problematikat e tij, nuk kontrollon territorin, nuk veprojnë si profesionistë, dhe i braktisin qytetarët në duart e vetëgjyqësisë.
Në Shqipëri është bërë e lehtë të armatosesh dhe të vrasësh, si asnjëherë më parë. Jo për faktin e thjeshtë se shteti i ka ulur armët dhe është dorëzuar para pushtetit të krimit. Arsyeja dihet: krerët e të dy palëve janë në biznes me njëri-tjetrin. Kjo gjendje nuk zgjidhet duke ndërruar drejtorët, por filozofinë. E cila mëshirohet në kreun e pushtetit të kohës. Pa ikur Edi Rama, Shqipëria do të vazhdojë në pikën e hallit dhe në mesin e rrezikut./btvnews.al