Skuadra e Korabit ka zhvilluar sot ndeshjen e radhës në Kupën e Shqipërisë dhe ka arritur një fitore të pastër kundër Besës së Kavajës, me rezultatin 3 me 0.
Pjesa e parë e lojës është mbyllur në rezultatin 0 me 0, ku të dyja skuadrat ishin të kujdesshme në mbrojtes.
Por pjesa e dytë ka folur tërësisht për Korabin, pasi arriti që të shënonte tre gola. Seria e golave u hap nga Mario Beshiraj në minutën e 51. Më pas ishte Xhuljo Tabaku ai që dyfishoi shifrat.
Por Beshiraj nuk u ndal vetëm me një gol, por shënoi të tretin për Korabin dhe të dytin personal në minutën e 67.
Me këtë rezultat Korabi arrin që të kualifikohet në raundin e radhës ku do të përballet me Partizanin./btvnews.al