Rëndohet bilanci nga tragjedia në Klos, pasi ka ndërruar jetë edhe babai i viktimës 17-vjeçar që u vra me armë zjarri. Ilir dhe Kenado Shira janë babë e bir që mbetën të vrarë sot në Klos.
Ka humbur jetën në spital babai i 17-vjeçarit që mbeti i vdekur në vend pas të shtëna nga autori i dyshuar B. Mjeshtri, ndërsa mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë.
Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorin krimit. Mësohet se mes dy fiseve ka pasur konflikte të hershme, të cilat sot shkaktuan këtë tragjedi të rëndë./btvnews.al