Viktima është identifikuar si Kenado Shira, ndërsa autor i ngjarjes dyshohet se është F. Mjeshtri, i cili është shpallur në kërkim.
Ngjarja ndodhi pak pas orës 14:30 të ditës së sotme, ku nga të shtënat me armë mbeti viktimë 17-vjeçari ndërsa disa të tjerë u plagosën, (paraprakisht raportohet për më shumë se dy të plagosur) mes tyre edhe babai i viktimës.
Dyshohet se mes fisit Hasula dhe Mjeshtri ka pasur konflikte të vazhdueshme, që sot çuan në këtë ngjarje të rëndë. /btvnews.al