Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot pasdite në Vlorë. Policia e Vlorës bën me dije se i plagosur ka mbetur një 19-vjeçar në fshatin Llakatund.
“Në fshatin Llaktund, Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, në pjesën e këmbës shtetasi S. J., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton Policia e Vlorës.
Kjo ngjarje është shënuar në një kohë ku vendi u trondit nga vrasja e dyfishtë në Klos, ku autori më pas vrau veten./btvnews.al