Piloti Victor Steeman ka humbur jetën pas një aksidenti në garën Supersport 300 në pistën Portimao në .
22-vjeçari u përfshi në një aksident të rëndë në xhiron e parë të garës dhe u godit nga motoçikletat që po afroheshin .
Menjëherë iu ofrua ndihma e parë dhe u dërgua në spital, por nuk arriti që tu mbijetojë plagëve të marra.
Steeman ishte një nga pretendentët për titullin dhe kishte shans për të marrë kampionatin këtë vit me Kawasaki.
Ai kishte fituar 4 gara dhe përfundoi në podium pesë herë. Por tragjikisht i riu ka humbur jetën.
“Ndodhi ajo që çdo prind ka frikë kur ka një fëmijë që garon me motorë. Viktori ynë nuk e fitoi dot betejën e tij të fundit. Jemi krenar të ndajmë me ju lajmin se heroi ynë dhuroi organet e tij jetësore. Ju falënderojmë për mbështetjen përgjatë këtyre ditëve. Do na mungojë pafundësisht”, tha familja e tij në një deklaratë.
Në 16 muaj, katër garues me motorë kanë humbur jetën në kampionatet botërore, Jason Depasquier, Dean Berta Vinales, Hugo Millan dhe tani Victor Steeman,
Dëmtimet vdekjeprurëse vijnë pasi pilotët përplasen me motoçikletat që vijnë pas tyre, kryesisht për shkak të rrugës së ngushtë. /Panorama.al